POLITIKË
Rama: Burrat demokratë i vini në gjumë me 11 maj….

“Me grate e vajzat e Shkodrës. Për zgjedhjen e qartë dhe historike të 11 majit: Mes interesit të një populli të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm; mes të mirës së një vendi të tërë dhe interesit të një familjeje të vetme; mes Shqipërisë me BE-në zonjë në Europë dhe Shqipërisë me Bufin e Kënetës prapë në gropë…
Kush zgjedh të parën Shqipërinë, voton 5”- shkruan kryeministri Rama nga qyteti i Shkodrës.
Por fragmenti i Ramës ishte me batuta për burrat demokratë. Rama tha: “Di tju them kaq, mos lini shoqe komshije, krushk, kënd pa taku e pa fol. Dhe sa më shumë burra demokratë nëpërmjet grave të tyre, shoqeve tuaja të paktën vërini në gjumë më 11 maj mos të shkojnë të votojnë’.