Më 26 tetor, ekipi Kombëtar i Futbollit ka miqësoren me Arabinë Saudite. Kuqezinjtë mbyllën seancën e dytë stërvitore ku grupi u pa i plotë dhe gati për sfidën. Edhe këtë herë trajneri Edi Reja nuk ka dashur t’i ngarkojë lojtarët pasi shumica prej tyre vinin nga ndeshjet e kampionatit dhe ngarkesa ka qenë e lehtë.
Me grupin janë bashkuar dhe Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Redon Xhixha dhe Arbnor Muçolli ndërsa pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dhabi mbrëmjen e të hënës për t’ju bashkuar grumbullimit.
Fjala është për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, të cilët ishin të impenjuar me klubet e tyre këtë të dielë. Skuadra kuqezi do të zhvilloj të martën e 25 tetorit dhe seancën e fundit zyrtare në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dhabit aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja të mërkurën. Takimi është i programuar më 16:30 me orën shqiptare