Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËShaqiri, pjesë e një reality show në Itali

Shaqiri, pjesë e një reality show në Itali

Ilir Shaqiri ka zbuluar së fundmi detaje nga jeta e tij profesionale. Gjatë një interviste për  “Më prit në fundjavë”, Ilir  tregoi se do jetë pjesë e “Isola dei famosi”.

Balerini i njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian. “Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat.

Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“,zbuloi ai. Shaqiri doli fitues në edicionin e parë të “BBVA”, pas më shumë se 100 ditësh. Banori me të cilin u përball në finale, ishte aktori Donald Veshaj.

Kujtojmë se para pak kohësh, ai foli  gjithashtu për konkurrentin e këtij viti, Luis Ejlli duke krahasuar lojën e tyre.  “Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë edhe pa i folur shumë. Ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij. Ama, mendoj që ai ka një super-durim dhe kjo do ta çojë përpara dhe do ta bëjë që të jetë on top. Ne na erdhi çdo gjë shumë natyrale, nuk u kacafytëm, nuk u masakruam që ditët e para sepse asnjëri prej nesh nuk njihte tjetrin dhe asnjëri prej nesh nuk pati një parapërgatitje. Këtë vit kanë ardhur më të përgatitur”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME