Shëmbet muri rrethues, gjen vd*kje aksidentale vajza 4 vjeçare

Rroskovec – Ngjarje e rëndë në familjen e Ledi Toska në fshatin Suk2 të bashkisë Rroskovecit.
Një vajzë e mitur 4 vjeçe ka gjetur vdekjen teksa ka qene duke luajtur pranë murit rrethues të banesës së saj. Burime informacioni pohojnë se muri është shëmbur e për pasojë vajza 4 vjeçare eshte goditur e ka gjetur vdekjen posht tij.
Te pranishmit që e kanë parë ngjarjen janë munduar ti japin ndihmën e parë mjekësore por pa asnjë rezultat.
Është njoftuar policia dhe ambulanca ku e mitura eshte derguar pa shenja jete në qëndrën shëndetësore të Rroskovecit ndërsa policia po ounon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.