Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShitet piktura e krijuar nga The Beatles

Shitet piktura e krijuar nga The Beatles

Një pikturë e krijuar nga The Beatles, e quajtur “Imazhi i një gruaje” u shit për 1.7 milionë dollarë te një fanse e grupit. Piktura u shit në eventin e përvitshëm Christie’s në New York, ndërsa lajmi u bë i ditur nga “The Art Newspaper”.

Piktura ishte punuar në 1966-ën kur grupi ishte me tur në Japoni. Teksa qëndronin të izoluar për çështje sigurie në suitën presidenciale të “Tokyo Hilton”, mes shumë dhuratash nga fansat, u erdhi edhe një set materialesh artistike.

Fotografi i turit, ka arritur të bëjë një foto të momentit kur ata u ulën për të pikturuar. “ Secili kishte një cep të pikturës dhe në mes qëndronte një llampë që bënte dritë. Secili nga artistët po punonte me drejtim nga qendra e letrës. U deshën dy netë për ta që ta mbaronin. Sapo përfundonin me performancat në koncerte, ata vraponin për te piktura. Nuk i kam parë kurrë aq të lumtur dhe të qetë”, ka rrëfyer në një ese fotografi i tyre Robert Whitaker.

Imazhi i një gruaje u ble fillimisht nga Tetsusaburo Shimoyama, një ekzekutiv i industrisë së argëtimit, i cili atëherë ishte kryetar i klubit të fansave të Beatles të Tokios. Më pas, në vitin 1989, piktura u ble nga Takao Nishino, një pronar dyqani, i cili e nxori veprën në ankand në New York në vitin 2012 dhe u ble nga Tracks Ltd UK, një tregtar i relikeve të Beatles

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME