Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkaktoi aksidentin e dyfishtë në Vlorë/ Shoferi i “Touaregut” ish-drejtori i doganës...

Shkaktoi aksidentin e dyfishtë në Vlorë/ Shoferi i “Touaregut” ish-drejtori i doganës Fier që kërcënoi burrin e dashnores (vidio)

Një aksident i dyfishtë u shkaktua mbrëmjen e sotme në rrugën transbalkanike, ku drejtuesi i mjetit në tentativë për tu larguar nga vendngjarja e aksidentit të parë ku kishte përplasur një grua, shkaktoi një aksident të dytë me një automjet të tipit “Peugeot”.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se shoferi i cili ka shkaktuar aksidentet është shtetasi Arlind Lagji, ish-drejtuesi i Doganës në Fier, i përfshirë pak kohë më parë në një skandal ku u denoncua se kishte rrahur dhe kërcënuar një shtetas, pasi ai e akuzonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij.

Çifti i përfshirë në atë ngjarje ishin Algert Beluli dhe Anxhela Ngjeqari, ndërkohë që Algert Beluli publikoi audiopërgjime me ish-zyrtarin Lagji ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’ (BalkanWeb)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME