Shkoi në shtrat me 1 mijë meshkuj në 12 orë, aktorja njofton divorcin

Pasi vendosi një rekord botëror duke fjetur me mbi 1 mijë meshkuj në 12 orë, ylli i filmave për të rritur, Bonnie Blue njoftoi ndryshime në jetën e saj. Ajo deklaroi se është divorcuar nga burri i saj dhe tani të dy kanë rrugë të ndryshme në jetë.
“Ne kemi ende një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ai është mbështetës dhe shumë krenar për mua. Lajmet që thonë se kemi pasur një grindje nuk janë të vërteta” – tha Blue në një deklaratë.
Ajo ka përmendur gjithashtu se rekordi që ka arritur ka ndikuar në jetën e saj personale.

“Më vështirëson takimet, sepse disa më trajtojnë çuditshëm, sikur më ka ndryshuar karakteri”, – thotë 25-vjeçarja.
“Kjo do të ndryshojë. Gjithçka që duhet të bëj është të shkëputem nga njerëzit që janë kritikë ose negativë ndaj meje” – tha ajo në deklaratat e saj.

Megjithatë, ajo thotë se nuk ka hequr dorë nga ëndrrat e saj për t’u bërë nënë dhe se në vitet në vijim ky mund të bëhet qëllimi i saj dhe jo kërkimi i partnerit.
“Kur dua të kem fëmijë, mund ta bëj vetë, ka një mënyrë. Nuk kam nevojë për një burrë”, – shpjegoi ajo për “The Sun”.
Aktorja 25-vjeçare e filmave erotikë festoi thyerjen e rekordit të Lisa Sparks, e cila në vitin 2004 kishte kryer marrëdhënie seksuale me 919 meshkuj në 24 orë. Bonnie Blue bëri seks me 1057 meshkuj në 12 orë ose për rreth 41 sekonda me secilin.