Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËShpallet fituesi i çmimit Nobel në mjekësi

Shpallet fituesi i çmimit Nobel në mjekësi

Svante Pääbo është fituesi i çmimit Nobel në mjekësi për vitin 2022. Ai fitoi çmimin me motivacionin për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor. Nëpërmjet kërkimit të tij pionier, Svante Pääbo arriti diçka në dukje të pamundur: renditjen e gjenomit të Neandertalit, një i afërm i zhdukur i njerëzve të sotëm. Ai gjithashtu bëri zbulimin e bujshëm të një hominin të panjohur më parë, Denisova.

Po ashtu, Pääbo zbuloi se transferimi i gjeneve kishte ndodhur nga këto hominin tani të zhdukur te Homo sapiens, pas migrimit nga Afrika rreth 70,000 vjet më parë. Kjo rrjedhë e lashtë e gjeneve te njerëzit e sotëm ka rëndësi fiziologjike sot, për shembull duke ndikuar në mënyrën se si sistemi ynë imunitar reagon ndaj infeksioneve. Svante Pääbo është një gjenetist suedez i specializuar në fushën e gjenetikës evolucionare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME