AKTUALITET

Shpejtësia/ Makina përfundon në kanal, shoferi në spital

Lushnje – Aksident në rrugën hyrëse në Fier-Shegan në aksin nacional Lushnje Berat. Një person është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Në spital ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip tojota shtetasi A. G rreth të 30 -tave. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore si dhe zjarrfikësit e Lushnjes por nuk është dashur ndërhyrja e tyre.

Persona është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në spitalin 2 Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësitë të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan.

Policia rrugore është duke dokumentuar ngjarjen dhe në të njëjtën kohë po bën dhe disiplinimin e trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button