Patos – Shpërthimi i furrës në fonderinë e firmës CUPRO SHPK ne mesditen e sotme në Transport të Patosit i ka marr jetën puntorit 49 vjecar baba i 3 femijëve Alket Malaj banues ne Patos.
Shkak ka qene nje defekt teknik qe nuk ka treguar temperaturen dhe furri ka shpërthyer.
Një pjesë metalike e kish goditur duke e prere ne qafe dhe i shkaktoi vdekje te menjehereshme
Ne vëndgjarje shkuan forca te policise dhe ekspertët e kriminalistikes.
Trupi i viktimes ndodhet ne morg nderkohe qe policia po mer ne pyetje puntoret si deshmimtare
okularë të kësaj ngjarje. Mësohet se kjo ndërmarje ka disa vjet që ushtron aktivitetin dhe në të punojnë afro 20 punonnjës.
Policia
Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi Alket Malaj 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.