Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSKANDALI/ Të sëmurës tetraplegjike në Fier i heqin KEMP-in e përjetshëm

SKANDALI/ Të sëmurës tetraplegjike në Fier i heqin KEMP-in e përjetshëm

Fier – Skandali me të sëmurën 6 muaj pas lindjes/ 32 vjeçares i heqin KEMPIN e përjetshëm. Flasin prindërit e të sëmurës për sorollatjen në dyert e institucioneve

32 vjeçaria Cincife Nazëraj është vajza e çiftit Besnik dhe Lulëzime Nazëraj nga fshati Vreshtas i njësisë administrative Cakran të bashkisë Fier. Shkak i kësaj kronike është bërë heqja e KEMPit të përjetshëm kur kjo e sëmurë e ka fituar që prej më shumë se 30 vjetësh dhe arsyen e heqjes së tij askush nuk i sqaron prindërit e të sëmurës.

E dergjur në shtat në dhomën e saj ku në çdo çast i rri pranë e jëma e sëmura nuk lëviz dot , nuk rrotullohet në shtrat, nuk ngrihet as ulur e jo më të ngrihet në këmbë për nevojat e saj apo të ketë mundësi për tu ushqyer. Çdo gjë e kryen e jëma Lulëzimja e cila thotë se e kam vajzë dhe kam detyrime.

Sipas bisedës me prindërit e saj mësojmë se për mbi 30 vjet pagesa për të sëmurën dhe shërbimin ndaj saj i ka marr rregullishtë sipas kohës deri në mbi 40 mijë lekë të reja nga fundi i vitit 2023. Kur babai i saj shkoi për të tërhequr pagesën i thanë që ishte bosh dhe arsyen përse nuk ishte paguar nuk e sqaroi askush

Besniku dhe gruaja e tij Lulëzimja tregojnë se kanë shkuar në njësinë administrative Cakran, në bashkinë Fier, në zyrën përkatëse në Fier por askush nuk ia ka dhënë spjegime se përse e kanë hequr pagesën.

 

 

 

 

Peripecitë e bashkëshortëve Nazëraj së bashku me vajzën e sëmurë shkojnë deri aty sa për vizitë e kontroll ja kërkojnë që të shkojnë tek KEMPI Epror në Tiranë së bashku me vajzën. Shkuam me makinë private, e kur mbritem tek spitali na thanë pse e keni prurë, por pasi e vizituan na thanë përgjigja do u vi në Fier. Deri më tani kempi nuk po merret dhe asnjë spjegim nuk ka ardhur as me zarf, as me shkresa e as me telefonata , tregojnë ata.

Lulzimja mamaja e 32 vjeçares së sëmurë shkon më tej kur thotë se më morën me telefon në wechapp dy gra që u paraqitën si të komisionit të KEMPIT nga Tirana, e më kërkonin tu tregoja vajzën e ta ngrija, po ku lëvizet vajza, ajo tani është grua më e madhe se unë, dhe ato qeshnin, i merjanë telefon të më sqaronin e nuk e hapnin telefonin, thotë Lulëzimja

Të ndodhura në kushte të tilla ku çifti i bashkëshortëve troket zyrave të institucioneve dhe askush nuk u jep përgjigje se përse u pre KEMPI i përjetshëm i vajzës së tyre të sëmurë prej mbi 30 vjet, dhe kjo përgjigje duhet të kthehet nga komisioni i KEMPIT epror në Tiranë sepse sipas procedurave ata vendosin nëse një të sëmuri i takon apo jo marrja e KEMPIT, është apo nuk është i aftë për punë i sëmuri që parqitet tek ata.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME