Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSkandali/ Vishaj: Në Gjykatën e Lartë, avokatët do të ngrihen në grevë

Skandali/ Vishaj: Në Gjykatën e Lartë, avokatët do të ngrihen në grevë

Avokati Saimir Vishaj ka bërë një denoncim të fortë duke ndezur kambanat e alarmit për Kolegjin Penal pranë Gjykatës së Lartë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Vishaj deklaron se Kolegji Penal po pranon rekurse jashtë afatit 5-vjeçar dhe po prish vendime për të cilët të dënuarit kanë mbaruar dënimet, ose kanë vdekur.

Ai bën paralajmërimin e fortë se së shpejti, të gjithë avokatët do të ngrihen në grevë.

“Çfarë po ndodh me Kolegjin Penal pranë Gjykatës së Lartë?! Po pranon rekurse jashtë afatit 5-vjeçar, po prish vendime për të cilët, të dënuarit kanë mbaruar dënimet, ose kanë vdekur.

Gjykata e Lartë po sfidon gjykatat e shkallëve më të ulëta, duke ceduar edhe në komunikimin e vendimeve, të cilat janë baza për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Së shpejti, grevë të gjithë Avokatët!”, shkruan avokati.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe pak ditë më parë Vishaj denoncoi prishjen e vendimeve që nga viti 2016 e në vazhdim, në dhomat e këshillimit, pa thërritur palët.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=4837147183074003&set=a.215177095271058

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME