Monday, June 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESrebrenica kujtesë për historinë tonë kombëtare!

Srebrenica kujtesë për historinë tonë kombëtare!

Nga Azgan Haklaj – Kalimi i rezolutës për njohjen e genocidit në Srebrenicë ishte një drejtësi e vonë por që vjen në një kontekst global shumë të favorshëm për vet faktin se raste të reja e të pa precedent genocidi po ndodhin edhe sot.

Ukraina dhe Gaza e deshmojnë këtë konstatim të dhimbshëm, ndaj ngelet lapidar fraza e thjeshtë por kuptimplotë e ish-presidentit (të ndjerë) të Bosnjës Alia Izetbegoviç: “Kur genocidi harrohet rrezikon të përseritet”. Por nuk është ky intensioni im kryesor në këtë shkrim. Po e përshtas shqiptarisht këtë kontekst me historinë tonë dhe me rastet sistematike sidomos në shekullin e kaluar të genocidit kundër shqiptarëve në trojet e tyre etnike ne Kosove, Çamëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi për të ardhur deri në ditët e sotme të një politike dinake genocidale ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Ka qenë shpesh rasti që shteti dhe diplomacia jonë të gjejë momentet oportune për ti ngritur, argumentuar e adresuar në organizatat e duhura ndërkombëtare.

Masakrat e fillim shekullit të kaluar por dhe ato të viteve 40-të në Çamëri, si dhe të ngjashmet e Bihorit e Tivarit në Mal të Zi janë raste të pastërata genocidi dhe nuk ka asnjë pretendim që mund ti justifikojë. Por politika e diplomacia jonë asnjeherë nuk ka qënë stabile e këmbëngulëse në adresimin kurajz e të ligjshëm ndërkombëtar të këtyre prioriteteve.

Fatkeqësisht është vepruar me kompleksitetin e inferioritetit e shpesh të servilizmit për interesa okulte partiake të çastit. E kundërta duhet të ndodhë. Askush nuk na ndalon që të ngremë zërin tonë në mënyrë shkencore, diplomatike e politike për genocidin e ushtruar ndaj nesh bazuar në të gjithë konventat që rregullojnë ligjet njerëzore e shtetërore ndërkombëtare. E më e keqja është “harresa” me dashje e cila pjell sot në rajon ambicie të njëjta në përmbajtje nga pasardhës të aktorëve të vjetër satrapë të Ballkanit tashmë të veshur me kostum modern “europianizmi”.

Në themel të poltikës se tyre realisht është skema e Çubriolloviçit, Andriçit, Moleviqit, Rankoviçit, Millisheviçit, apo e monarkofashistëve e andartëve grekë të dikurshëm. Mjaftojnë provokimet aktuale të hapura e të nëndheshme të Beogradit e Athinës për të deshmuar këtë konstatim. Jam i ndërgjegjshëm që ne nuk kemi potencial global si shtet e as tagër të lartë pankozmik por mundesitë kanë qenë dhe janë evidente. Sot jemi shtet i NATO-s, kandidat për në BE si dhe pjesmarrës aktivë në të gjithë organizatat e forumet e rendësishme ndërkombëtare, pa permendur faktin se aleati strategjik i shqiptarëve janë SHBA-të. Kemi rrahur çekiçin në Këshillin e Sigurimit për interesa të supërfuqive por nuk kemi guxuar të proklamojmë të vërtetat e trishtuara shqiptare shkaktuar nga fqinjët. Mirë që qeveria e diplomacia merret me problemet madhore të globit por kjo është e zhvleftësuar dhe duket snobizëm e protagonizëm mediokër teksa ata nuk guxojnë tekstualisht të kërkojnë njohjen e genocidit grek ndaj popullsisë çame.

Organizohen në Tiranë samite të zhurmëshme ndërkombëtarësh por nuk formulohet e aprovohet një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë kundër genocidit serb në Kosovë. E kur kjo nuk ndodh atëherë na serviret Beleri nga Athina që ka vrarë oficerët shqiptarë në Peshkëpi e na vriten oficerët e policisë së Kosovës në Banjskë. Kjo është jo vetëm e turpshme por e pafalshme. E më keq akoma kur kushtetuta e obligon shtetin tonë për kujdes kombëtar ndaj shqiptarëve amandamentet e kryetarit të PD-së Lulzim Basha mbahen në sirtarët e Edi Ramës e Lindita Nikollës. Nuk ka guxim ky shtet e Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një ndihmë simbolike për shtetin e kërcënuar të Kosovës një shifër e tillë vidhet në 24 ditë nga “inceneratorët” e drejtorët e Erjon Velisë e Belinda Ballukut.

Po i mbyll këto rreshta me një theksim të shkrimtarit tonë përbotnisht të shquar Ismali Kadare në një prononcim të 15-viteve me parë “Koha po punon për shqiptarët por jo të gjithë e kanë të lehtë ta kuptojne ose nuk duan ta kuptojnë”. Fatkeqësisht janë udhëheqësit politikë në qeverisje që nuk duan ta kuptojnë në vendin tonë ose më keq akoma me qëllim e keqkuptojnë dhe e shpërdorojnë.

Srebrenica foli…dhe Kutia e Pandorës u hap. Në brendësi të kësaj kutie qëndron i arkivuar edhe genocidi serb e grek kundër shqiptarëve etnikë. Nuk ka më falje e padituri të institucioneve të shtetit. Më e vogla është poshtërsi e më e madhja është tradhëti kombëtare. Koha të flasim hapur dhe të shpalosim botërisht të vërtetat e trishtuara dhe të drejtat e shqiptarëve ka ardhur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME