Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSTOP kultivimit të bimëve narkotike. Policia kontroll territoreve

STOP kultivimit të bimëve narkotike. Policia kontroll territoreve

Mallakastër – Kontroll masiv në të gjithë territorin e Komisariatit të Policisë Mallakastër, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

50 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, gjatë paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

6 grupet e kontrollit të ngritura në Mallakastër, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë qarkun Fier, në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME