Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTrafikantit në sekuestro150 mln lekë dhe hoteli luksoz

Trafikantit në sekuestro150 mln lekë dhe hoteli luksoz

Policia e Korçës ka vijuar punën për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Në aksionin më të fundit të uniformave blu në juglindje, është bërë e mundur sekuestrimi i pasurisë, që arrin vlerën 15.100.000 lekë, në pronësi të 35-vjeçarit Erion Demolli. Ky i fundit rezulton të jetë person me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e Demollit, i cili është dënuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal, dyshohet se i ka investuar në godinën “Tree hotel”.

“Në vijim të punës për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pas një periudhe dyvjeçare hetimesh, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.06.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vendosjen e sekuestros preventive për një pasuri me sipërfaqe 182 m² truall, ndërtesë 147 m² dhe kat shtesë 176 m², në rrugën “Naum Voskopoja”, Korçë. Kjo ndërtesë funksiononte si hotel dhe ishte në pronësi të shtetases L. K., 60 vjeçe, banuese në Korçë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasit E. D., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, ky shtetas dyshohet se i ka investuar në biznesin në emër të shtetases L. K., me të cilën ka lidhje familjare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME