Breshëri plumbash në autostradën Fier-Vlorë, ekzekutohet 30 vjeçari Kristian Marku (video)

Një tjetër atentat është shënuar këtë të hënë në Vlorë.
Dyshimet janë që një person të jetë qëlluar me armë zjarri. Atentati ka ndëdhur në autostradën Fier – Vlorë në zonën e Nevoselës.
Një automjet që mendohet se është përdorur në atentat është djegur disa metra më tej. Burime nga vendngjarja pohojnë se me mjetin e dytë janë larguar personat që kanë marr pjesë në këtë atentat. Brenda makinës ndodhet një person i vrarë ndërsa autorët do të jenë larguar në drejtim tjetër me ndonjë zonë duke përdor non kalimet në këtë segment të autosradës. Në këtë segment të autostradës mjetet lëvizin me shpejtësi 90 deri 110 kilometra në orë.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 9 gëzhoja në vendngjarje dhe 1 tjetër disa metra më poshte ,dyshohet se autoret jane larguar drejt Fierit
Burime zyrtare të pokicisë pohojnë se viktimë e këtij atentati ka mbetur Kristian Marku 30 vjeç. Viktima Kristian Marku, me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”. Kristjan Marku u vra sot në një atentat në Novoselë, në autostradën Vlorë-Fier. Siç bëhet me dije Marku është nipi i Martin Bardhit të vrarë në shtator të vitit 2023, në Rrëshen.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet te jete autor ne ngjarjen e dates 26.03.2023, rreth ores 19:00, ndodhur ne Rreshen, Mirdite, ku pati te shtena me arme zjarri ne drejtim te shtetasit me iniciale S. R… Veprat penale te konsumuara “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”, pohojnë burime policore.
Informacion shtesë
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.