Fier – Subvencionet për fermerët e blegtorët nisin pas 20 marsit.
Nga kushtet e vëna prej Ministrisë së Bujqësisë më të prekur janë blegtorët.
Eksperti Ervin Resuli pobonë se fondi i caktuar nga Ministria e Bujqësisë për subvencione të skemës nuk e nxjerr nga situata sektorin e blegtorisë nga bataku ku ka rënë.
Kriteret e reja të vendosura nga Ministria e Bujqësisë për fermerët e blegtorët që do të aplikojnë për subvencione më të prekur janë blegtorët.
Interesimi i tyre ka nisur pranë drejtorive të bujqësisë për tu paisur me dokumentat e duhura që të marrin niptin e fermerit.
Rexhep Lalaj një fermer nga zona e Frakullës pohonë se ka marr subvencione por nuk e di nëse këtë vit do të përfitojë apo jo.
Nga ana tjetrë blegtori nga zona e Zharrzës pohonë se një vit më parë nuk ka përfituar dhe për këtë vit nuk e di nëse përfiron apo jo pasi cdo vit Ministria e Bujqesisë nxjerr kritere të reja që është e vështirë të përmbushen
Ervin Resuli ekspert i bujqësisë e blegtorisë por njëkohësishte edhe Kryetar i Shoqtës Kombëtare të Konsumatorëve dhe Prodbuesve Vendorë ka pohuar se fondi prej 3,3 miliardë lekësh nuk e nxjerr nga situata ku ndodhet sot blegrotirinë
Nga ana tjetre Resuli pohonë se nga kushtet që ministria ka vënë për subvencion për blegtorët një pjsë e mirë nuk i plotësojnë dhe nuk përfitojnë, për gjedhë kush ka më pak se 10 krerë nuk përfiton, për të imta kush ka më pak se 100 krerë nuk përfiton.