“Suk 1, fshati që po braktis serat dhe po ikën në enigracion”

Fermerët në fshatin Suk 1 të Rroskovecit po braktisin serat dhe po marrin rrugën e emigracionit.
Shkaku kryesor është pamundësia për të shitur prodhimet dhe çmimet e ulëta të tregut, që i kanë futur në humbje të mëdha.
Në këtë fshat që dikur njihej si një nga zonat më të fuqishme për prodhimet në sera, nga mbi 450 familje që merreshin me këtë aktivitet, sot kanë mbetur më pak se 150.
Mosgjetja e tregjeve, mungesa e subvencioneve dhe fuqisë punëtore, si dhe mungesa e politikave të qëndrueshme mbështetëse nga shteti, i kanë kthyer serat në kasolle të braktisura.
Nga ajri, duket si një zonë prodhimi – por nga afër, është një tokë e lënë pas dore.
Krahasim çmimesh
Para zgjedhjeve parlamentare:
• Domatja shitej me 800 lekë të vjetra/kg
• Trangulli me 600 lekë
Sot:
• Domatja me 300 – 400 lekë/kg
• Trangulli… pa lekë!
Fermerët rrëfejnë se janë futur në kredi për të ndërtuar sera, por tani nuk arrijnë as të shlyejnë borxhet.
Disa janë detyruar të shesin makineritë dhe të marrin sërish rrugën e emigracionit, duke e braktisur Shqipërinë si zgjidhje të vetme.
“U futëm me shpresë… tani kemi mbetur me borxhe dhe tokat bosh. Po ikim prapë jashtë.”
Me shpresën e djegur dhe besimin e humbur, fermerët e Suk 1-it po lënë pas tokat që dikur i kthyen në sera.
Disa kanë filluar t’i shndërrojnë në ullishte, por shumica po e shohin shpëtimin në ikje – në rikthim në emigracion.