Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSula - mbështetësve të Bashës: Në demokraci vendos shumica, pakica bindet

Sula – mbështetësve të Bashës: Në demokraci vendos shumica, pakica bindet

Deputeti Dashnor Sula, ka komentuar debatet e zhvilluara për zgjedhjet që do të mbahen për kryetarin e ri të PD.

Në një status në Facebook, deputeti Sula shprehet se në demokraci shumica vendos dhe pakica është ajo që zbaton vullnetin e shumicës.

Gjithashtu shton se ata që pretendojnë se deklarata e grupit parlamentar të PD është qëndrim individual, ndoshta janë ende me udhëtimet që u mundëson Kuvendi dhe nuk i dinë vendimet e grupit.

Reagimi:

Në demokraci, shumica vendos, pakica zbaton vullnetin e shumicës.

Po lexoj një pakicë të pakicës së pakicës që pretendon se deklarata e Grupit Parlamentar të PD është qëndrim individual. Me siguri flasin për veten e tyre që pasi thonë nuk ndjekin fenomenin e “unit”, bëjnë ekzaktësisht atë që kanë kundërshtuar.

-Mbase janë ende me udhëtimet që u mundëson kuvendi dhe nuk i dinë vendimet e grupit. Them këtë se më bën përshtypje se asnjë nga këta flamurtarë, kur Parlament diskutohej një nga aferat më flagrante që gllabëron paratë e shqiptarëve dhe grupi i PD nxirrte fakte dhe ia dorëzonte fajtorët drejtësisë, këta flamurtarë nuk dukeshin në horizont. Nuk dinin cfarë bënte grupi.

Kur në Parlament kalonte ligji për kanabisin dhe grupi e kundërshtonte, ndonjë nga këta flamurtarë nuk dukej asgjëkundi sepse elbete donte të bëhej kryetar komisioni që të reagonte. A thu se opozita bëhet vetëm duke patur poste. (E kanë shembull nga modeli që ndjekin).

Kur në parlament diskutohej ligji që detyron studentët e mjeksisë të punojne në Shqipëri dhe ne si Grup Parlamentar e kundërshtonim, ndonjë flamurtar mendonte sesi të kthehej në atë postin e vet partiak dhe jo të mbronte interesin e të rinjve që u privohen të drejtat dhe liritë.

-Vendim i Grupit Parlamentarë do të thotë vendi i shumicës së grupit.

Ndaj sa të merremi me këto cic-mice, do ishte në nderin e të gjithë neve që të mos shtyjmë më tej përçarjen me procese imagjinare por të bashkohemi për një betejë të përbashkët kundër abuzuesve të taksapaguesve të vendit tonë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME