Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESuper Ronaldo në super formë, shënon tripletë në Arabi

Super Ronaldo në super formë, shënon tripletë në Arabi

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formë fantastike, pavarësisht moshës 39-vjeçare Edhe pse luan në Ligën Profesioniste Saudite, pra jo në një nga pesë ligat e mëdha europiane, sërish nuk mund të hidhet poshtë një yll që realizon 3 gola e jep dy asistë në vetëm një pjesë loje.

CR7 shkëlqeu në fitoren 8-0 që Al Nasr arriti në fushën e ekipit të dytë më të dobët të kampionatit, Abha. Dy nga golat i shënoi me goditje dënimi, ndërkohë që tjetrin e realizoi me parabël.

E përditshmja portugeze “Rekord” ngre në qiell superyllin: CR7 i Madhërishëm! Shënon hatrik dhe jep dy asistime!

Tashmë, ai ka 29 rrjeta e 10 asistë në ligë, dhe 6 gola e 2 asistë në Championsin e Azisë. Në karrierë, Cristiano Ronaldo ka shënuar 885 gola.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME