Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSuper kandidati/ Rakipi- Çani-Abilekaj: Kandidimi i mjekut Ilir Alimehmeti tërbon mazhorancën

Super kandidati/ Rakipi- Çani-Abilekaj: Kandidimi i mjekut Ilir Alimehmeti tërbon mazhorancën

Në emisionin “Te Paekspozuarit” te Ylli Rakipit u fol edhe për kandidimin e mundshëm te mjekur të njohur Ilir Alimehmeti si kandidat në Tiranë.

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi emrin e Alimehmetit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë. Por ai shtoi se duhet të shikojmë si votohet në primaret.

Ndërkohë Arian Çani, Ylli Rakipi dhe Enton Abilekaj theksuan se vetëm Ilir Alimehmeti mund ta përballojë dhe rrezikojë Erion Veliaj. Ata thanë se duhet që opozita të kandidojë një emër jo politik dhe Ilir Alimehmeti i plotëson kriteret e kandidimit dhe sfidës ndaj kandidatit të PS.

Neritan Sejamini shtoi se duhet me çdo kusht që opozita të mos kandidojë njeri politik, por një njeri jashtë politikës që marri edhe votat gri të kryeqytetit.

Çdo kandidat tjetër politik e mposht Erion Veliaj. Ndaj opozita po mendohet të gjejë një figurë nga shoqeria civile.

Pjesë nga biseda:

Enton Abilekaj: Kam një informacion që ftoj Partinë e Lirisë ta përgënjeshtrojë. Është diskutuar Alimehmeti, por ata hezitojnë sepse duan kandidat shumë politik. Ata po hezitojnë. Ndoshta duan Belind Këlliçin, po them një emër… Nëse është kështu, anëtarësia e PL do të votojë kandidatin shumë politik.
Kandidatët partiakë njerëzit nuk duan ti shohin më me sy. Alimehmeti ka një histori politike familjare. Babai i tij ka kandiduar në Durrës dhe i kanë vjedhur votat. Ai ka studiuar jashtë. Ka shërbyer si mjek.
Kemi personazh totalisht të kundërt të gjithë klasës politike. Personazh që vjen nga jashtë dhe është angazhuar këtu, ka patur angazhim publik shumë pozitiv, në shërbim të qytetarëve. Për mua, ky është e kundërta.

Ylli Rakipi: Erion Velisë mund ti dalë përpara vetëm një njeri krejt tjetër dhe unë këtë djalin, Alimehmeti e shoh si njeri me vlera.

Neritan Sejamini: Gara për Tiranën është thelbësore për zgjedhjet e 2023. Është gara më e rëndësishme që ka PD. I vetmi kandidat që mund të fitojë kundër VEliajt, është një kandidat që është e kundërta, në aspektin e qytetarisë, sinqetitetir, urtësisë. Nuk mendoj se kandidati duhet të jetë politik. Duhet e kundërta totale e Erion Veliaj. Në këtë kuptimi, nuk e di cfarë lloj karizme ka Alimehmeti dhe kurajo, por mund të ishte.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME