AKTUALITET
Morën peng kosovarin për 70 mijë euro, ndalohen 4 persona në Vlorë

4 persona të dyshuar për pengmarrje janë shoqëruar nga policia në qytetin e Vlorës. Të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të “Rrugës së Re”.
Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro. Shtetasi kosovar është mbajtur peng prej 2 javësh dhe sipas policisë dyshohet se është dhunuar.
Ka qenë motra e pengut, që jeton në Suedi, e cila ka njoftuar policinë e Vlorës. Uniformat blu kanë bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e 4 personave.








