Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTakimi me princin e Arabisë Saudite në Athinë, Rama zbulon marrëveshjen

Takimi me princin e Arabisë Saudite në Athinë, Rama zbulon marrëveshjen

Kryeministri Edi Rama të mërkurën zhvilloi një takim larg syrit të medias, me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, që u zhvillua në Athinë. Sot gjatë inspektimit në portin e ri të Vlorës, Rama zbuloi edhe për marrëveshjen e arritur.

“Isha në Athinë ku takova Princin e Kurorës, i cili më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë. Ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë.

Aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë të plan të prodhojnë në sasira marramendëse. Sa i takon energjisë, për disa vite do të jemi eksportues, jo më importues”, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME