Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËTalentet e reja në muzikë/ Lidia Cane me koncert dhe ekspozitë në...

Talentet e reja në muzikë/ Lidia Cane me koncert dhe ekspozitë në Fier

Fier – Një prej talenteve më të veçantë të shkollës artistike “Jakov Xoxa” Lidia Cane dha koncert për artdashësit fierakë.

Lidia ka filluar të studiojë në instrumentin e pianos në moshen 5 vjeçare. Që në fillimet e saj, ajo ka spikatur me talentin dhe dashurinë për instrumentin e pianos. Gjatë viteve të para të këtij rrugëtimi, Lidia ka patur kujdesin e mesueses Shazie Sherri.

Ajo ka marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare si “Epta Albania” në Tiranë apo “Pianisti i Ri” në Prishtinë. Në të gjitha pjesmarrjet, puna dhe mundi i saj janë vlerësuar me çmime të para. Kjo është vetëm një pjesë e zhvillimit artistik të maturantes Lidia Cane.

Në mbrëmjen e diplomimit të saj, maturantja interpretoi pjesë nga kolosët e muzikës botërore, koncert që pasua nga një ekspozitë pikture nga muzikantja.TCH

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME