Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTe Bylis do paguhej më shumë: Domenico Criscito rikthehet te Genoa

Te Bylis do paguhej më shumë: Domenico Criscito rikthehet te Genoa

Domenico Criscito u bë zyrtarisht sërish lojtar i Genoas më 2 janar. Mbrojtësi 36-vjeçar u kthye në qytet në vjeshtë, pas ndërprerjes së kontratës me Montreal. Kështu, për të ndihmuar kuqeblutë, ai ka nënshkruar një kontratë deri në qershor.

Një akord në minimumin e përcaktuar nga rregulloret federale: 2274.16 euro neto në muaj. Një zgjedhje e diktuar nga dashuria për klubin Grifone dhe dëshira për t’u rehabilituar pas rënies së hidhur nga kategoria të sezonit të kaluar. Criscito ndihet përgjegjës në atë rast, për penalltinë e gabuar në kohën shtesë, në derbin kundër Sampdorias. Debutimi i tij me fanellën kuqeblu do ta bëhet nesër, në Coppa Italia, kundër Romës.

Pas periudhës së tij te Montreal, Criscito do të bëjë debutimin e tij edhe njëherë për Genoa në Coppa Italia. Në fushë menjëherë kundër skuadrës së Mourinho, në një sfidë të vështirë. Këtë e bëri të ditur trajneri Alberto Gilardino në konferencën për shtyp: “Ai ka punuar dhe po punon si të gjithë djemtë. Nëse është mundësia për t’i dhënë minuta gjatë lojës, absolutisht po. Ai është vënë në dispozicion dhe është një vlerë e shtuar”.

Në qershor, sapo të përfundojë sezoni, Criscito do të fillojë karrierën e tij si trajner në ekipin e të rinjve kuqeblu. Pikërisht në atë sektor në të cilin ka shkelur për herë të parë në vitin 2002. Një lidhje dashurie, ajo me Genoa, e destinuar të vazhdojë për një kohë të gjatë, edhe pse në një rol krejtësisht të ri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME