Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTë gjithë në pritje për vulën e PD jashtë Gjykatës së Apelit

Të gjithë në pritje për vulën e PD jashtë Gjykatës së Apelit

Palët në Partinë Demokratike po presin jashtë dyerve të gjykatës së Apelit Administrativ, vendimin e trupës gjykuese për vulën e PD.

Në fotot e shkrepura jashtë dyerve të gjykatës, shihet një pankartë e vendosur në derën e saj ku shkruhet: “Pa pluralizëm nuk ka demokraci”.

Nga ana tjetër përfaqësuesit ligjorë të palëve në PD dhe përfaqësues të mediave po presin dhënien e vendimit.

Indrit Sefa i cili përfaqëson grupin e Alibeajt kërkoi prishjen e vendimit të 25 Marsit, ndërsa Ivi Kaso kërkoi që kjo kërkesë të shpallet e pavlefshme pasi sipas tij pala tjetër nuk është legjitime.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME