Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSamiti i NATO-s nuk ka ftesë për Ramën por për Bajram Begaj

Samiti i NATO-s nuk ka ftesë për Ramën por për Bajram Begaj

Nuk ka ftesë për Edi Ramën në Samitin e ardhshëm të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg ka ftuar në samitin e ardhshëm presidentin Bajram Begaj.

Nuk dihet cila është arsyeja që kësaj radhe nuk ftohet Edi Rama, por me siguri njoftimi që sapo shpërndau presidenca ka lënë një shije të hidhur në kryeministri dhe më gjerë.

Jo shumë kohë më parë, në media u shpërndanë pëshpërimat se posti që synonte Rama, pasi t’i jepte fund qeverisjes së Shqipërisë, ishte ai i pasuesit të Jens Stoltenberg, në krye të NATO-s.

Por kësaj radhe, kryeministri i Shqipërisë njëkohësisht ish-mik me Charles McGonigal, do ta shohë samitin nga ekrani i televizorit në zyrën e tij në Tiranë.

NJOFTIM MBI VIZITËN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z. BAJRAM BEGAJ
NË NATO

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në NATO, më datë 7 mars 2023.

Kreu i Shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Në këtë vizitë zyrtyare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës.

Në përfundim të takimit, në orën 13:00, Presidenti Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME