
Një startup inovativ në Berlin ka zgjuar kureshtjen e publikut europian me një projekt që duket i marrë nga një film fantastiko-shkencor. Kompania ofron mundësinë për të ngrirë trupin e njeriut (ose edhe të kafshëve shtëpiake) në -196°C, me shpresën që në të ardhmen, shkenca do të arrijë të rikthejë njerëzit në jetë.
Për ta bërë këtë realitet, startup-i ka siguruar mbi 5 milionë euro financim, ndërsa më shumë se 800 qytetarë europianë tashmë janë regjistruar për këtë shërbim futurist – mes tyre edhe pronarë që kanë zgjedhur të ruajnë përjetë kafshët e tyre.
Procesi quhet krionikë dhe aktualisht kushton rreth 200 mijë dollarë për një trup njerëzor, ndërsa trupi ruhet në tuba specialë që mbajnë temperaturën ekstreme.
Sipas studiuesve, drita infra të kuqe dhe teknologjitë e reja mund të ndihmojnë në “rigjallërimin” e qelizave, kur shkenca të jetë gati.
A do të funksionojë? Koha do ta tregojë. Por një gjë është e sigurt: njerëzit janë të gatshëm të sfidojnë vdekjen.