Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETEDI BLUSHI SFIDË PUBLIKE ERION VELIAJT

TEDI BLUSHI SFIDË PUBLIKE ERION VELIAJT

Nga Tedi Blushi – Një sfidë publike për mashtruesin e pacipë, Kryehajdutin e “amnistuar” nga SPAK, Erion Veliaj!

Ndryshe nga sa pretendoi sot Kryehajduti i Tiranës, që vendin e ka në qeli dhe jo në Bashki:

Këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë votuar gjithmonë PRO dhënies së ndihmës ekonomike dhe bonusit të qerasë!

Këshilltarët e Partisë së Lirisë KURRË nuk kanë ushtruar dhunë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe as kanë shkatërruar ndonjë pajisje!

E sfidojmë publikisht këtë mashtrues ordiner të publikojë një vendim për dhënie ndihme ekonomike apo bonus qeraje që Partia e Lirisë e ka votuar kundër në Këshillin Bashkiak, si dhe të publikojë një pamje të vetme të gjoja dhunës së pretenduar!

E garantojmë Erion Veliaj se KURRË NUK DO T’I SHPËTOJË:

📌Firmës së hedhur për megaaferën e inceneratorëve;
📌Vjedhjes së shfrenuar dhe abuzimit kriminal të taksave;
📌Shembjes dhe rrëmbimit të paligjshëm të pronave të qytetarëve;
📌Betonizimit të kryeqytetit;
📌Ndotjes vdekjeprurëse të ajrit;
📌Zhdukjes së hapësirave të gjelbërta;
📌Shkatërrimit të trashëgimisë historike dhe kulturore;
📌Përjashtimit, dhunës dhe gjobave arbitrare ndaj shtresave më në nevojë të Tiranës që protestojnë çdo ditë poshtë zyrës së tij për ndihmën ekonomike dhe bonusin e qerave të mohuar!

LLOGARIDHËNIES, TRANSPARENCËS DHE NDËSHKIMIT NUK KE PËR T’I IKUR!

NA KE PËRBALLË!

INTERESIN QYTETAR DO TA MBROJMË ME ÇDO ÇMIM!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME