Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTemperaturat e verës po zhuritin fshatin Belinë, banorët dhe të mbjellat. Fshati...

Temperaturat e verës po zhuritin fshatin Belinë, banorët dhe të mbjellat. Fshati ka dhe rrugë të pa shtruara. (vidio)

Patos – Temperaturat e larta të verës kanë sjellë probleme tek banorët e fshatit Belinë, njësia administrative Zharrëz bashkia Patos. Probleme banorët kanë me furnizimin me ujë të pijshëm ndërsa për ujin e vaditjes së tokave për kulturat bujqësore as që bëhet fjalë edhe pse pranë tokave të tyre kalon edhe lumi Seman

Për të plotësuar nevojat familjare një pjesë kanë hapur puse sepse ujin për të pirë e gatuar e marrin nga autobotet.
Për ujin e vaditjes banorët pohojnë se kanë afro 20 vjet që e vuajnë këtë mungesë. Kanë sjellë një pompë të re të fuqishne por ende nuk e dimë nëse do na sjellë ujo për të vaditur tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Problem tjetër i tyre është edhe shtrimi i rrugës që sipas tyre nisën e shtruan në brëndësi të lagjeve por në hyrje të lagjes sonë, thonë ata, e lanë pa shtruar.

Fshati Belinë dikur ka pasur 300 familje por për shkak të ndotjes së mjedisit, mungesës së ujit e shtrimit të rrugëve janë larguar brenda e jashte vendit duke qëndruar në fashat as 100 familje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME