Tentohet të vritet me çifte roja i stanit, saçmet e kapin në kokë…

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Pluk të Lushnjes, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Flamur Mane rreth 66 vjeç, i cili ka marrë plagë nga qitja me çifte dhe saçmet e kanë kapur në kokë.
66-vjeçari është dërguar në kryeqytet për mjekim të avancuar.
Bëhet e ditur se të plagosurin kanë tentuar ta vrasin brenda stanit të bagëtive ku ai ka qenë duke bërë roje nate, kur personat kanë hyrë dhe e kanë qëlluar.
Ndërkohë tre ditë më parë në stanin e tij u vodhën 4 krerë bagëti (dele). Personat që kanë kryer plagosjen janë 3 dhe kanë konflikt të hershëm me Manen në Pluk. Policia është në kërkim të autorëve.
Lushnjë
Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit Flamur Mane, 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi Dedë Dedaj, 65 vjeç.
I dëmtuari, shtetasi Flamur Mane, ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.