Tjetër investim në bregdetin e jugut/ Samir Mane: Do të jetë nga hotelet më të bukura në Mesdhe

Tjetër investim në bregdetin e jugut/ Samir Mane: Do të jetë nga hotelet më të bukura në Mesdhe
Ky hotel me 131 dhoma do të jetë nën menaxhimin e grupit të huaj Accor.
Biznesmeni Samir Mane premton se ky hotel do të jetë nga më të bukurit në Mesdhe.
Blendi Fevziu: Jeni duke ndërtuar hotelin e parë që nga Melia e deri në Sarandë, hotelin e parë brand name në bregdetin e jugut të Shqipërisë
Samir Mane: E ndërtojmë dhe do ta hapim diku në 1 Qershor të këtij viti, një hotel shumë i bukur.
Blendi Fevziu: Sa dhoma?
Samir Mane: 131 dhoma. Nga më të bukurit e Mesdheut.
Blendi Fevziu: Ku i gjeni punonjësit?
Samir Mane: Menaxherët janë të huaj sepse ai është në menaxhimin e Accorit, grupi i 3 më i madh i botës në menaxhimin e hoteleve. Kemi punëtorë shqiptarë, kemi punëtorë dhe të huaj të cilët do të jenë shumë shpejt të pranishëm në hapjen./tvklan.al