Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTrafiku i drogës, vihen në pranga dy fierakë dhe një memaliot

Trafiku i drogës, vihen në pranga dy fierakë dhe një memaliot

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Transportuesi”. Transportonte 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Në pranga dhe 2 blerësit që prisnin automjetin me lëndë narkotike, në fshatin Qarr.
Gjatë kontrolleve, në banesën e njërit prej blerësve u gjetën 179 doza cannabisi.

Sekuestrohen 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 179 doza lënde narkotike në banesën e njërit prej të arrestuarve, 2 automjete dhe 4 celularë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionin policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Memaliaj dhe shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe B. R., 27 vjeç, të dy banues në Fier.

Në aksin rrugor “Levan-Qarr”, në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj. dhe B. R.. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME