AKTUALITET

Tragjedi në Vlorë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti.

Vlorë – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar rreth 30 minuta më parë në zonën e Zvernecit, pranë daljes së Dalanit, në Vlorë.

Viktimë e aksidentit ka mbetur gazetari Enrik Mehmeti, 40 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, Mehmeti po udhëtonte me motomjet katër rrotësh kur për shkaqe ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit, i cili u përmbys. Si pasojë e aksidentit, ai ka marrë dëmtime të rënda trupore.

Menjëherë pas ngjarjes, 40-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime paraprake bëjnë me dije se ai kishte pësuar dëmtime të rënda në kraharor dhe në organet jetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.

Redaksia e ALB365 i shpreh ngushellime të sinqerta familjarëve

Vlorë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, në Vlorë, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore, ka ndodhur një ngjarje aksidentale me pasojë humbjen e jetës së shtetasit E. M., rreth 40 vjeç, banues në Vlorë (gazetar).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, duke lëvizur me një motomjet me katër rrota, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., ka pësuar dëmtime të rënda trupore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë.

Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button