Vlorë – Të shtëna me armë janë regjistruar në Vlorë, raportohet për një te plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, pranë ish-kombinatit të peshkut.
I plagosuri është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori ka qëlluar në këmbë, ndërsa shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Tonin Ramaj, 33 vjeç është personi i plagosur, banor i lagjes Pavarësia ku ndodhi edhe atentati ndaj tij në Vlorë.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kqyrur kamerat e sigurisë, pasi ka shoqëruar dhe disa persona që mund të kenë qënë në vendin e ngjarjes ku ndodhi plagosia.
Tonin Rama ishte duke konsumuar kafe në ambientet e jashtëme të lokalit. Në atë moment e kanë goditur disa herë me armë, por ai ka marrë vetëm një plumb në këmb.
Burimet e policisë konfirmojnë që Ramaj ka patur edhe më parë probleme me ligjin.
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.