Uncategorized

Tufat e karkalecave shfaqen edhe në tokat e Myzeqesë së Semanit

Sipërfaqe të medha tokash në zonën e Sektor-Seman në Fier janë pushtuar nga karkalecat.

Insekti i karkalecit tashmë është shfaqur edhe në Fier dhe kjo jo për të parin vit. Fermerët thonë se sipërfaqe të shumta të mbjella me misër dhe jonxhë e grurë janë dëmtuar nga tufat e karkalecave.

Tufat e karkalecave kanë kryer shumë dëme edhe në zonën e Lushnjes, por kreu i krupit parlamentartë PS Taulant Balla ka pohuar për median se tashmë ka nisur dizinfektimi itensiv për zhdukjen e vatrave me karkaleca të cilët kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi.

Ndërkohë që nga viti në vit ky insekt problematik sa vjen e shtohet për shkak të rritjes së sipërfaqeve të tokave djerrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds