BOTA

Çfarë fshihet pas rindërtimit të Shtëpisë së Bardhë

Të gjithë sytë janë te buldozerët që po shembin Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë për të ndërtuar sallën e re të ballove të Donald Trump me përmasa “faraonike”, por ajo që po ndodh në të vërtetë duket se i është fshehur publikut.

Nën themele, në një thellësi që nuk është tregohet në asnjë model, është duke u zbatuar një plan i rrënjosur thellë. Bëhet fjalë për rindërtimin e një prej dhomave më të ndjeshme të pushtetit amerikan, streha presidenciale e ashtuquajtur “tepër sekrete”.

Kjo është Qendra Presidenciale e Operacioneve të Emergjencës (PEOC) – qendra e operacioneve nëntokësore dhe strehimi për Presidentin dhe udhëheqjen e lartë të SHBA-së, në rast të një sulmi bërthamor ose katastrofe kombëtare. Ky është një projekt që, siç pranojnë zyrtarët, “nuk mund të ndalet, edhe nëse të gjitha punimet në sipërfaqe pushojnë”.

Nga Roosevelt deri më 11 shtator

PEOC u ndërtua fillimisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë presidencës së Roosevelt, për të mbrojtur Shtëpinë e Bardhë nga bombardimet e mundshme gjermane. Që atëherë, ajo është përmirësuar vazhdimisht, por mbetet një kompleks infrastrukturor që mban fort gjurmët e Luftës së Ftohtë.

E vetmja herë që bunkeri doli në sy të publikut ishte më 11 shtator 2001, kur zv.Presidenti i atëhershëm Dick Cheney u dërgua atje në mes të sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Pentagon. Që atëherë, ekzistenca e tij u bë zyrtarisht e njohur. Detajet te tjera nuk janë bërë të ditura.

Prishje sipër, rindërtim poshtë

Prishja e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë lidhet zyrtarisht me ndërtimin e Dhomës së re të Shtetit, një projekt që mban vulën e Presidentit Donald Trump. Megjithatë, sipas dokumenteve dhe dëshmive të zyrtarëve, punimet nëntokësore përbëjnë një pjesë të veçantë dhe absolutisht të klasifikuar.

Sipas administratës amerikane, vjetërsia e godinës kërkonte një përmirësim rrënjësor. Pjesë të kompleksit të vjetër janë çmontuar tashmë. Seksione të reja po ndërtohen, me specifikime që nuk kalojnë procedurat e zakonshme të kontrollit publik. Arsyetimi është i qartë: çdo ndërprerje “do të dëmtonte interesin dhe sigurinë kombëtare”.

Pse gjithçka mbetet sekret?

Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë përmendin në mënyrë të qartë arsye të sigurisë kombëtare. Aftësitë, madhësia dhe pajisjet e PEOC-së së re nuk bëhen të ditura. Megjithatë, ajo që konfirmohet është qëllimi: një strehë e përshtatur ndaj kërcënimeve të shekullit të 21-të.

Në tryezë, sipas burimeve të informuara mirë, janë sisteme komunikimi të gjeneratës së re, mbrojtje nga pulset elektromagnetike (EMP), rezistencë ndaj sulmeve kibernetike dhe ndërlidhje e plotë me pjesën tjetër të qendrave të komandës së qeverisë amerikane.

Qëllimi, vazhdimësia e shtetit

PEOC nuk është vetëm një strehë. Është thelbi i të ashtuquajturit “vazhdimësi qeverisjeje” – pika nga e cila do të merren vendime për jetë a vdekje në një skenar krize ekstreme.

Përmirësimi i saj sugjeron diçka më të thellë: vlerësimin e Uashingtonit se strukturat e vjetra të Luftës së Ftohtë janë të papërshtatshme përballë një mjedisi me kërcënime të shumëfishta dhe asimetrike.

Kostoja dhe fatura…

Ekziston edhe faktori kosto që qëndron pas këtyre projekteve. Salla e re e Vallëzimit, sipas deklaratave publike të Donald Trump, do të financohet tërësisht nga donatorët dhe jo nga fondet federale.

Buxheti fillestar ishte përcaktuar në 200 milionë dollarë, por tani, sipas vlerësimeve që qarkullojnë në Uashington, ai të paktën është dyfishuar, duke reflektuar shkallën dhe ambicien e projektit. Ndërsa rindërtimi i PEOC mendohet se të mbulohet nga fondet publike.

Me fjalë të tjera, teksa “veshja e jashtme” e Shtëpisë së Bardhë paraqitet si një vepër bujare private, thelbi i sigurisë kombëtare nën sipërfaqe ka të ngjarë të paguhet nga taksapaguesi amerikan – një dallim që ndriçon gjithashtu prioritetet e vërteta të kohës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button