Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTUEFA/ Ja datat për sezonin 2022/23 në Ligën e Kampionëve. Finalja në...

UEFA/ Ja datat për sezonin 2022/23 në Ligën e Kampionëve. Finalja në qershor

UEFA ka njoftuar për datat e ndeshjeve të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Pasi FIFA vendosi që Kampionati Botëror “Katar 2022” të zhvillohet për herë të parë në kohën kur luhen ligat evropiane, edhe datat për ndeshjet e LK-së kanë pësuar ndryshime, shkruan Gazeta Express.

Këtë të martë, UEFA ka bërë të ditur se sezoni 2022/23 në Ligën e Kampionëve do të fillojë më 21 qershor 2022 dhe do të përfundojë më 10 qershor 2023.

Kur fillojnë ndeshjet kualifikuese?

Gjysmëfinalet e raundit preliminar: 21 qershor 2022.

Finalja e raundit preliminar: 24 qershor 2022.

Raundi i parë kualifikues: 5/6 & 12/13 korrik 2022.

Raundi i dytë kualifikues: 19/20 & 26/27 korrik 2022.

Raundi i tretë kualifikues: 2/3 dhe 9 gusht 2022.

“Play-Off”-i: 16/17 & 23/24 gusht 2022.

Kur fillon faza e grupeve?

Raundi 1: 6/7 shtator 2022.

Raundi 2: 13/14 shtator 2022.

Raundi 3: 4/5 tetor 2022.

Raundi 4: 11/12 tetor 2022.

Raundi 5: 25/26 tetor 2022.

Raundi 6: 1/2 nëntor.

Kur nisin fazat e eliminimit direkt?

Raundi i 16-të: 14/15/21/22 Shkurt & 7/8/14/15 Mars 2023.

Çerekfinalet: 11/12 & 18/19 Prill 2023.

Gjysmëfinalet: 9/10 & 16/17 Maj 2023.

Finalja: 10 qershor 2023.

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23 do të zhvillohet në Stamboll. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME