Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREUEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen e qeverisë...

UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen e qeverisë së futbollit të Europës

Të gjithë në vendin tonë presim me padurim për të mësuar se cilët do të jenë të grumbulluarit e Sylvinhon për Euro 2024. Jemi thuajse 3 javë nga starti i kampionatit europian dhe “ethet” kanë filluar te protagonistët.

Për t’i shtuar më shumë ka menduar UEFA, e cila në faqen zyrtare të EURO 2024 ka postuar Jasir Asanin. Pikërisht “mëngjarashi” ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave për shkak se trajneri i skuadrës së Gwangju FC e akuzoi se është “mbipeshë”.

Asani reagoi menjëherë  në rrjetet sociale, duke u vërtetuar të gjithë kritikëve se ai është në formë dhe është gati për kampionatin europian. Për këtë ka marrë edhe mbështetjen e UEFA-s, e cila risjell në vëmendje një nga golat spektakolar të 29-vjeçarit të shënuar në kualifikueset.

Sulmuesi është kandidati kryesorë për të udhëhequr në Euro 2024 kombëtaren shqiptare, me Sylvinhon që e ka të “preferuarin” e tij dhe tashmë braziliani pret një tjetër “shpërthim” të Asanit si ato të kualifikueseve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME