Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLESekreti i suksesit, sipas Sokratit

Sekreti i suksesit, sipas Sokratit

Një herë një i ri e pyeti filozofin e njohur grek Sokratin se cili është sekreti i suksesit në këtë jetë. Sokrati e dëgjoi me durim pyetjen e të riut, dhe më pas i tha që të shkonte ta takonte pranë lumit mëngjesin e ditës tjetër për të marrë përgjigjen.

Kur u takuan të nesërmen, Sokrati i kërkoi të riut të ecte me të drejt lumit. U futën gradualisht në lumë deri sa uji u mbërriti rë dyve deri në qafë. Për habinë e të riut, Sokrati e zhyti më forcë nën ujë. I riu u përpoq të dilte nga uji, por Sokrati ishte fizikisht i fortë dhe e mbajti poshtë derisa fytyrat e të riut nisi të bëhej blu nga sikleti që po përjetonte.

Pas disa sekondash, Sokrati lejoi që djali ta nxirrte kokën nga uji. I riu po gulçonte ende, dhe më pas nisi të qetësohej dhe të merrte frymë thellë. Sokrati e pyeti:Çfarë doje më shumë kur koka jote ishte nën ujë? I riu u përgjigj:”Ajrin”. Atëherë filozofi i famshëm i tha: “Ky është sekreti i suksesit. Kur ta dëshirosh suksesin aq shumë sa deshe ajrin kur ishte nën ujë, atëherë do ta arrish atë. Nuk ka asnjë sekret tjetër”.

Morali i këtij tregimi të shkurtër: Një dëshirë e zjarrtë është pika fillestare e të gjitha arritjeve në jetën tonë. Ashtu si një zjarr i vogël që nuk mund të japë shumë nxehtësi, edhe një dëshirë e dobët për diçka, nuk mund të japë në fund rezultate të mëdha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME