AKTUALITETKRYESORE

Urbani përplaset me makinën e policisë bashkiake, 4 të lënduar

Fier – Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier. Si pasojë e përplasjes raportohet për disa të lënduar lehtë të cilët janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.

Kanë qënë 4 të lënduar të cilët janë dërguar në urgjencë të spitalit rajonal fier për kontroll mjekësor. Të plagosur mbetën drejtuesi i mjetit të policisë bashkiake dhe tre pasagjere minorene

Policia

Rreth orës 08:30, në vendin e quajtur “Rotondo Sheqit”,  automjeti tip autobus me drejtues shtetasin M. S., është përplasur me automjetin e policisë bashkiake me drejtues shtetasin M. J.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi M. J., dhe tre pasagjere të mitura që udhëtonin me autobus, 16 vjeçe, 15 vjeçe dhe 14 vjeçe, të cilat po kryejnë ekzaminimet mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button