Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar për zgjedhjen në postin e presidentit të Shqipërisë të Bajram Begajt. Përmes një urimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se së bashku, do të bashkëpunojnë për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i çuar dy vendet sa më pranë BE-së.
Presidentja e Kosovës është e para kryetare shteti që uron Begajn për marrijen e postit të ri, pas votimit me 78 vota pro në Kuvend.
“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm“, ka shkruar Omani në Facebook.
Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.