AKTUALITET

‘Ushtria e lajkatarëve të Çiçikovit Veliaj!’/ Njuma: Sot po konsumohet fundi politik i Erion Velisë

Gazetarja, Beti Njuma ka postuar në rrjetet sociale foto nga postimet e Erion Veliajt ku vihen re ndjekësit e tij të blerë, ku gazetarja i cilësoi si ushtria lajkatarëve e Çiçikovit Veliaj.

Njuma tha gjithashtu se, Veliaj është i rrethuar me një neveri publike për shkak të hipokrizisë dhe intrigave që ndërtoi rreth vetes ku nuk kishte asgjë të vërtetë veç parave.

‘Sot po konsumohet fundi politik i Erion Velisë, e dashtë Zoti edhe fundi i një modeli që prej një dekade na hap barkun çdo ditë nëpër ekrane…’- cilëson gazetarja

Beti Njuma:

Ushtria e lajkatarëve të Çiçikovit Veliaj! Mbushur me ndjekës fake nga ata që blihen online. Me këtë armatë që mban lart frymën propagandistike Veliaj ka ndërtuar iluzionin e rremë sa ka mbështetje dhe e duan.

Llërëpërveshuri dhe punëmbaruari i bashkisë sot është i rrethuar nga një neveri publike për shkak të hipokrizisë dhe intrigave që ndërtoi rreth vetes ku nuk kishte asgjë të vërtetë veç parave.

Sot po konsumohet fundi politik i Erion Velisë, e dashtë Zoti edhe fundi i një modeli që prej një dekade na hap barkun çdo ditë nëpër ekrane, në medie dhe në jetën publike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button