Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVajza kërkon ndihmën e policisë, babai ka ikur nga banesa e nuk...

Vajza kërkon ndihmën e policisë, babai ka ikur nga banesa e nuk është kthyer

Divjakë – Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit Prokop Prifti 83 vjeç, banues në Divjakë, pasi vajza e tij, shtetasja I. G., ka deklaruar se babai i saj është larguar nga banesa që më datë 05.06.2022, dhe nuk është kthyer më. Sipas shtetases I. G., babai i saj vuan nga skleroza.

Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694118077

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME