Wednesday, May 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEVajza nga Australia: Udhëtimi im traumatik në Shqipëri

Vajza nga Australia: Udhëtimi im traumatik në Shqipëri

Një e re australiane e ka përshkruar si “kaotik” dhe “traumatik” atë që duhet të ishte “udhëtimi i saj i ëndrrave” në Shqipëri, Itali dhe Greqi. Anna Shatilova nga Sydney pranoi se ishte e papërgatitur mendërisht si një udhëtare e vetme kur përshkroi muajin e saj të parë jashtë vendit në Evropë. Vajza e re bëri një listë me “gjërat kaotike” teksa udhëtonte nëpër Shqipëri.

Fotoja e parë tregon një minibus shumë të mbushur me njerëz në Shqipëri. Shumica janë të rinj. Ajo që asaj i ka bërë përshtypje është se shoferi e mban hapur derën e furgonit gjatë rrugës madje edhe kur është duke udhëtuar me shpejtësi të madhe. Ajo thotë se kjo është një “përvojë vërtet traumatike”.

American traveller Nikki (pictured) has retold her 'traumatising' experience on a Greek ferry saying it was a 'miracle' she wasn't sick among passengers vomiting around her for two hours

Shoferi sipas saj fliste në telefon dhe e drejtonte autobusin me bërryl. Ajo ankohet për mungesën e kondicionerit në autobusë dhe ndau një foto që tregonte djersitjen e saj në rroba. “Kjo është arsyeja pse ata e mbajnë derën hapur, sepse nuk ka kondicioner”, – ka komentuar një grua në postimin e saj. Ajo bie dakord: “Po, shoferi na dha një “fllad të mirë”.

She was also traumatised by the state of bus travel in the Balkans

Më pas Anna tregon foton e një tualeti të vogël, por mbi të gjitha mjaft të pistë për të cilin ka paguar 2 euro për ta përdorur. Më pas vajza e re tregon një foto të këmbës së saj të fryrë për shkak të pickimit nga mushkonjat. Sipas saj këmba iu bë si tullumbace gjatë natës.

Anna was socked to pay equivalent to $3.30AUD to use this toilet

Nuk ishin më të mira pushimet e vajzës edhe në Itali e Greqi pasi në një bujtinë greke ajo duhej të ndante dhomën me një çift tjetër sepse pronarët kishin pranuar më shumë rezervime. Megjithatë vajza tha se e ka konsideruar si aventurë udhëtimin e saj traumatik në Ballkan pavarësisht peripecive. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME