Taylor Swift tregoi mbështetjen e saj për t Travis Kelce me një gjerdan të viteve ’87’ teksa po shkonte në Super Bowl në Las Vegas të dielën.
Artistja, veshi një varëse ari që mbante numrin e fanellës së tij, teksa hynte në stadiumin Allegiant së bashku me miqtë e saj. Varësja, Stephanie Gottlieb kushton 4250 dollarë (3,934 euro), shkruan DailyMail.
Jo vetëm kaq, por ajo mbante dhe një xhaketë të kuqe “Kansas City Chiefs”.Xhaketa e Erin Andrews kushton 129 dollarë (119 euro), ndërsa çanta kushton 4,495 dollarë (4,160 euro). Bluza me korse është nga Dion Lee dhe shitet për 720 dollarë (666 euro), ndërsa xhinset nga Area kushtojnë 695 dollarë (643 euro).
Taylor mbërriti në stadium së bashku me nënën e saj Andrea Swift, Blake Lively, Ice Spice dhe shoqen dhe stilisten e saj të ngushtë Ashley Avignone.