Vdekja e Simon Toskës në burgun e Fierit/ Familjarët dhe mjekia: Nuk vuante nga asnjë sëmindje (vidio)
Fier – Simon Toska 51 vjeçar banor i fshatit Panahor të Mallakastres i martuar me 3 fëmijë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në qelinë e burgut të Fierit nga një infrakt në zemër , ka pohuar zyrtarishtë drejtoria e pergjithëshme e burgjeve
Banesa e tij është vetëm pak metra larg shkollës së fshatit Panahor.
Familjarët kanë hapur dyert e mortit ndërkohë që një pjesë e tyre janë në morgun e spitalit Fier për të tërhequr trupin e pa jetë për të kryer ceremoninë mortore paraditen e së premtes.
Te afermit e morën vesh vdekjen e tij nga inferrmieri i burgut por pohojnë se ai nuk ka vuajtir nga ndonje semundje
Djali i të ndjerit i kish thënë kushuritit te pare te babait se kish disa jave qe vuante nga veshkat.
Simoni akuzohej per prodhim e shitje narkotikesh ndërkohe qe ishte denuar nga gjykata e shkalles pare me 5 vjet burg, thane familjarët
Doktoresha e qendres shendetesore Aranitas, Tushe Qalliaj na ka pohuar nepermjet telefonit se ne kartelën e tij mjekesore nuk figuron qe te ketë pasur probleme shendetesore.
Ky eshte rasti i dyte brenda dy vjetesh qe te burgosur në burqun e Fierit ndërrojnë jetë nga inftakti në qelitë e burgut. Afro dy vjet me parë ndërroi jete shtetasi Bilbil Zekaj rast qe po hetoet nga prokuroria e Fierit