Vlorë – Dy ditë pas vjedhjes së një dyqani celularësh në Vlorë, janë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë dinamikën e ngjarjes.
Dy persona, dyshohet të rinj të moshës deri në 30-vjeç, pasi kanë thyer derën hyrëse të dyqanit kanë marrë disa pajisje si celularë, kompjuterë dhe aksesorë të ndryshëm.
Nga pamjet shihet se hajdutët kanë qenë të maskuar dhe me kapuç në kokë. Pasi kanë kryer vjedhjen ata janë larguar të qetë.
Deri më tani ende nuk ka asnjë të ndaluar për ngjarjen.