Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTVidio/ Sherr mes Conte dhe Tuchel në derbin e Londrës

Vidio/ Sherr mes Conte dhe Tuchel në derbin e Londrës

Në Premierligë Tottenham barazoi 2-2 në derbin e Londrës me Chelsea në një ndeshje mjaft të luftuar dhe ku nuk mungoi tensioni.

Të parët shënuan blutë me Kulibay në minutën e 19-të. Goli i barazimit erdhi në minutën e 68-të, por pretendimi për një faull ka bërë që të përplasen me njëri tjetrin edhe trajnerët Conte dhe Tuchel të cilët gati sa nuk janë ndeshur fizikisht.

Kanë ndërhyrë stafet që i kanë ndarë ndërsa të dy u ndëshkuan me karton të verdhë.

Shumë nga mediat britanike shkruajnë se ka qenë festimi i Contes që ka acaruar Tuchel. Një tjetër variant ka treguar gazetari i Sky Sport, Geoff Shreeves.

“Çfarë e shkaktoi sherrin? Nuk jam plotësisht i sigurt, por mund t’ju them se festimi i Antonio Conte nuk dukej se ishte shkaku i zemërimit të Thomas Tuchel.

Sapo u shënua goli i barazimit 1-1 ai shkoi menjëherë te gjyqtari i katërt, qartësisht i pakënaqur për diçka” – tha ai.

James kaloi sërish Chelsea në avantazh në minutën e 77-të ndrësa skuadra e Conte nuk u dorëzua duke vendosur sërish barazimin me Kane në minutën e 96-të.

Gjakrat mes Conte dhe Tuchel janë ndezur sërish dhe këtë herë të dy trajnerët janë ndëshkuar me të kuqe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME