Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVllai godet vllanë në Greshicë, arrestohet.

Vllai godet vllanë në Greshicë, arrestohet.

DVP Fier – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin H. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Greshicë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, duke e goditur me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: E. Z., 20 vjeç, banues në Adriatik, Th. Zh., banues në Hasturkas dhe A. S., 48 vjeç, banues në Ndërnënas, pasi janë kapur duke transportuar me automjete, sasi lënde drusore që dyshohet se e kanë prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME